Lajme

“Tri keqkuptimet e qëllimshme të marrëveshjes në Bruksel”

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 30 September 2021

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një postim në rrjetin e tj social “facebook” tha se deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me draft-dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, është keqkuptuar qëllimshëm, shkruan Gazeta Infokus

Ai sqaroj në postimin e tij se në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra Shteti i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me KFOR.

“Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:

-Advertisement-

1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me Kfor;
2.
2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;

3. Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës”,ka shkruar Manxhuka.

Dje në Bruksel Besnik Bislimi, tha se është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave, me ndërmjetësimin e BE-së, mirëpo Beogradi edhe nuk e ka dhënë pëlqimin.

“Kemi arritur te një draft përfundimtar i cili dakorduar pothuajse në tërësi ka mbetur vetëm që pala serbe të japë dakordimin final, nëse po, mund të fillojë zbatimi i marrëveshjes shumë shpejt”, tha Bislimi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera