Tri grupe parlamentare në Serbi bëjnë koalicion “për ta mbrojtur Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus
22:34 | 19 October 2022
Tri grupet parlamentare në Kuvendin e Serbisë Dveri, Zavetnik dhe NADA kanë formuar një koalicion të përbashkët, që do të shërbejë për mbrojtjen e Kosovës.
Ata kanë deklaruar se “koalicioni” përbëhet nga 31 deputetë me 14 për qind të votave nga zgjedhjet e prillit në Serbi. Prijësi i kësaj force politike parlamentare, Boshko Obradoviq vlerësoi se koalicioni është një “forcë e re politike”.
Ai shtoi se grupet parlamentare janë mbledhur edhe rreth qëndrimit se Serbia nuk duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, raporton Kossev.
“Si mund të mendojë dikush për vendosjen e sanksioneve ndaj një partneri strategjik dhe garantues të ruajtjes së Kosovës si pjesë e Serbisë?”, pyeti Obradoviq.
Obradoviq, që është edhe kryetar i Dveri, tha se bashkimi i grupeve parlamentare nuk ka lidhje me zgjedhjet.
Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë dhe një nga liderët e koalicionit NADA, Millosh Jovanoviq, ka vlerësuar se Serbisë i duhet një ndryshim “radikal” i politikave ndaj Kosovës.
“Që nga viti 2008, Serbia e ka mbrojtur Kosovën vetëm në atë masë sa nuk do të zemërojë ‘partnerët’ tanë në Perëndim”. Nëse dikush mendon se mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë mbi humbjet, tërheqjet, heqjen dorë, kjo nuk ndodh”,ka thënë Jovanoviq.

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...