Lajme

Tri banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe – pasuria e majme e Përparim Ramës

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 20 April 2024

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se është aksionar në tri kompani.

I pari i Prishtinës ka deklaruar se është pronar i tri banesave, një rezidence dhe një objekti afarist.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka thënë se posedon një veturë Tesla  në vlerë 65 mijë euro si dhe koleksion pikturash prej 4 milionë euro, të trashëguara.

 

Kryetari i Prishtinës po raportuar për kursimet. Ai po ashtu ka deklaruar detyrime milionëshe në bankë.

Rama po ashtu zotëron aksione në disa shoqëri aksionare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera