Lajme

Trevjeçarja i mbijetoi aksidentit fatal në Rrugën e Kombit, ja kush janë katër kosovarët që humbën jetën

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 14 January 2021

Katër anëtarë të një familjeje nga Kosova vdiqën sonte si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi në Rrugën e Kombit.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ndërsa shtoi se anëtari i pestë i familjes e cila u shua në mënyrë tragjike, i ka mbijetuar aksidentit.

Ajo është trevjeçarja V. Avdijaj dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

-Advertisement-

Se kanë ndërruar jetë katër kosovarë, e kanë konfirmuar edhe autoritetet shqiptare.

Më poshtë gjeni identitetin e pjesëtarëve të cilët ndërruan jetë nga aksidenti fatal në Rrugën e Kombit.

A. Avdijaj – 1987

M. Avdijaj – 2015

K. Koci – 2010

B. Avdijaj, – 1970, ngasës i automjetit ‘’Citroen’’.

Klan Kosova po ashtu mëson se shoferi i kamionit i cili u aksidentua me veturën ‘’Citroen’’, është nga Rahoveci dhe ka inicialet, I.Sh.

I njëjti i ka mbijetuar aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera