Rozë

Treshja e famshme e “Kafeneja Jonë” sërish bashkë, vijnë me një super komedi për Vit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 11 December 2022

Treshja e famshme e aktorëve të serialit “Kafeneja Jonë”, Fatmir Spahiu, Donat Qosja dhe Fatos Kryeziu, janë bërë sërish bashkë dhe do të sjellin një super komedi televizive për natën e Vitit të Ri.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka bërë me dije se titulli i kësaj komedie është “Na atje, ata këtu”, dhe se do të transmetohet në T7.

“Komedi televizive qe do te transmetohet naten e vitit te ri ne T7 🎥 📺 😆 🪩”, ka shkruar ai, sipër një fotografie që ka publikuar me dy aktorët.

-Advertisement-

Ndryshe, ata kanë luajtur bashkë për vite me radhë në serialin “Kafeneja Jonë”, që ka qenë një ndër serialet komike më të suksesshme në Kosovë.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy