Lajme

Trepça i largon përkohësisht nga puna tre punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 16 January 2025

Ndërmarrja “Trepça”  tre punëtorë i ka larguar përkohësisht nga puna, personat në fjalë janë me inicialet M.S., B.Sh. dhe E.K.

Në njoftimet e lëshuara nga ndërmarrja thuhet se M.S. i është shqiptuar sot masa disiplinore “largim i përkohshëm nga puna”.

“I njëjti me datën 10.01.2025 në ora 06:30 është skenuar përmes kartelës dhe ka dalur nga rrethoja afër portës nr. 1, ashtu që ka kryer shkelje 🚷 të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërsa, e njëjta masë është shqiptuar edhe ndaj B.Sh. dhe E.K.

“Të njëjtit me datën 07.01.2025 kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës, ashtu që kanë kryer shkelje të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera