Treguesit paralajmërues të një ataku në zemër
Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 01 October 2020
Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës. Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.
Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike. Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër. Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit. E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.
Shenjat e atakut në zemër
Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër. Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat. Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën. Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër. Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon. Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.
Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri. Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër. Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante. Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit. Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës. Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...