Lajme

Tre të vdekur nga shpërthimet e fuqishme në një fabrikë bojërash në Stamboll

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 29 April 2022

Tre persona raportohet se kanë ndërruar jetë pas një zjarri dhe shpërthimi në një fabrikë në lagjen Tuzla të Stambollit.

Sipas medieve turke një zjarr shpërtheu në një fabrikë bojërash në një zonë industriale për prodhuesit e bojërave në Tuzla, që ndodhet në anën aziatike të qytetit.

Shpërthime të shumta u dëgjuan pas zjarrit, ndërsa zjarrfikësit dhe mjekët nxituan në vendngjarje.

-Advertisement-

Veç tre të vdekurve, nëntë persona u raportuan të lënduar më herët, pasi zjarrfikësit arritën të frenojnë flakët që dërguan një re të zezë të trashë në qiell.

Flakët kanë dëmtuar fabrikën, si dhe një copëz të vogël pyjore pranë saj dhe biznese të tjera në zonë.

Një zjarrfikës u shtrua në spital për lëndimet e marra gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin.

Shkaku i zjarrit është i paqartë ndërkohë që tanimë kanë filluar edhe hetimet rreth shkaktarit të mundshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera