Lajme

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Gjakovë – Prizren

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 17 March 2023

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren, përkatësisht në fshatin Rugovë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe dy këmbësorë.

Sipas, policisë të lënduarit janë dy këmbësorët dhe shoferi i njërës veturë.

-Advertisement-

“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rugovë (rruga Gjakovë-Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Deri më tani 3 persona (dy këmbësorët dhe njëri nga shoferët e automjeteve) janë dërguar në Spitalin Rajonal-Gjakovë për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, ka thënë Elezaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera