Lajme

Tre të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 05 September 2024

Aksidenti mes tri automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar – Policia jep detaje

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Aksidenti në të cilin janë përfshirë tri veturë, ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se të lënduari tjanë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë familjare.

“Aksidenti në të cilin janë lënduar tre persona dhe në të cilin janë përfshirë tri vetura, ka ndodhur rreth orës 12:30, në Gllarevë të Klinës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF, ndërsa njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit”, ka theksuar Gashi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera