Lajme

Tre persona të lënduar në vetaksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 16 November 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku si pasojë janë lënduar tre persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor,

-Advertisement-

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera