Lajme

Tre persona sulmojnë policët në Prishtinë, përfundojnë në pranga

Autori: Islam Morina 09:05 | 03 January 2022

Tre persona kanë sulmuar dy zyrtar policorë përderisa ata po kryenin detyrën e tyre.

Zyrtarët policorë janë penguar dhe sulmuar fizikisht nga të dyshuarit përderisa po bënin një kontroll në një lokal muzike, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

-Advertisement-

“Gjatë kontrollit në një lokal me muzikë, dy zyrtarët policorë janë penguar dhe sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovar. Të dyshuarit janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera