Lajme

Tre persona ndalojnë një burrë në Prishtinë, i vodhën veturën, para e telefonin – aksidentohen rrugës

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 17 January 2023

Policia njofton se një person është ndaluar nga tre të panjohur mbrëmë në rrugën “Hazir Haxholli” në Prishtinë dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur veturën, para të gatshme dhe një telefon celular.

Por, me veturën e vjedhur të dyshuarit janë aksidentuar të cilën e kanë braktisur pastaj.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë

GRABITJE/Rr. Hazir Haxholli, Prishtinë, 16.01.2023 – 19:36. Ankuesi  kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të dyshuar të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular. Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera