Lajme

Tre pacientë të shtritë me Covid-19, në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 22 November 2021

Tre pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, në Spitalin e përgjithshëm të Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është bërë e ditur nga Spitali i përgjithshëm i Pejës ku kanë njoftuar se të tre pacientët janë të pavaksinuar, ndërsa 2 prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Nga spitali i Pejës po ashtu kanë bërë të ditur se gjatë vikendit janë kryer mbi 6 mijë analiza dhe mbi 1 mijë vizita specialistike.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i tyre i plotë:/Gazeta Infokus/

Puna gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 1078 Vizita Specialistike;

– 85 Pranime;

– 202 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 15 Lindje, 7 djem dhe 8 vajza;

– 15 Operacione;

– 73 Hemodializa;

– Analiza: 507 pacientë që kanë bërë 6,118 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 139 Rëntgen, 73 Ultra zëra, 27 CT-ja dhe 3 Mamografi;

– 14 procedura fizioterapie;

– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 3 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 2 nga këta pacientë janë në Oksigjeno terapi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera