Lajme

Tre muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, Kurti shpreh shqetësimin se pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 23 December 2023

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti është shprehur i shqetësuar se pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti para mediave tha se tre muaj pas sulmit terrorist, prokuroria ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë,

“Ka panumër fakte, dëshmi, pra të mjaftushme për të ngritur aktakuza, Ky vit ishte vit i sulmeve kriminale, ka shpërputhje midis informacionit, fakteve dhe akatakuza në anën tjetër. Dhe, ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria, i takon Prokurorisë, unë jam për të ndihmuar, dhe ata për të punuar”, theksoi kryeministri.

-Advertisement-

Kryeministri në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kryeministri po ashtu ka paralajmëruar se Serbia po planifikon sulme të reja ndaj vendit tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera