Lajme

Tre këmbësorë goditen nga vetura në Mitrovicë, njëri në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 05 May 2022

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, kurse njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u aksidentuan nga një veturë në Mitrovicë pasditen e së mërkurës.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke njoftuar se rasti është nën hetim.

“Rr. Mbretëresha Teute, Mitrovicë Jugu, 04.05.2022 – 13:50. I dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin dhe godet tre këmbësorë, meshkuj kosovarë. Si pasoj, këmbësorët pësojnë lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësorë ne Spitalin e Mitrovicës, e me pas njeri prej tyre në QKUK, ku sipas mjekut, gjendja shëndetësore është rëndë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera