Lajme

Tre deputetë morën paratë të destinuara për strehimin e të varfërve

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 12 May 2017

Bashkitë ofrojnë programe të ndryshme strehimi me kredi të buta për familjet në nevojë duke u mundësuar atyre blerjen e shtëpive dhe shlyerjen me këste minimale të shumës së marrë për 15-20 vite.

Por, edhe pse këto kredi janë të destinuara për shtresat në nevojë, kjo nuk i pengon shtetarët që të përfitojnë prej tyre.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe tre deputetë demokrat siç janë Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Gjergji Papa.

-Advertisement-

Kreditë e deputetëve rezultojnë në deklarimet që ata kanë bërë për vitin 2015.

Flamur Noka ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh të reja duke blerë një apartament 190 metër katror në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës.

Edmond Spaho ka marrë 17.6 milionë lekë nga Enti i Banesave, kurse Gjergji Papa gjithashtu ka përfituar 5 milionë lekë. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera