Lajme

Tre burra rrahen mes vete në aeroport

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 28 December 2024

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë.

Policia e Kosovës thotë se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre burra, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Aeroporti Adem Jashari 27.12.2024-20:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera