Lajme

Tre anije Iuftarake të NATO-s zbarkojnë në Finlandë

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 25 April 2022

Tre anije Iuftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për t’u trajnuar me marinën finlandeze, raporton Reuters.
Anijet do të stërviten me dy “gjuetarë” të minave nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot forcat mbrojtëse të Finlandës.

Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohen në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”, thuhet në deklaratë.

Kjo stërvitje vjen gjithashtu pasi Helsinki konsideron mundësinë e anëtarësimit në aleancën ushtarake mes tensioneve të shtuara me Rusinë fqinje.

-Advertisement-

Në fillim të këtij muaji, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të merrte një vendim në javët e ardhshme nëse do t’i bashkohej NATO-s.

Vullnetin për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA e ka shprehur gjithashtu edhe Suedia. Sakaq, Rusia ka paralajmëruar dy vendet se do të përballen me pasoja nëse bëhen pjesë e NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera