Sport

Traore: Në derbin e parë kundër Tottenhamit kisha marrë armë me vete

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 16 October 2017

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Armand Traore treguar se si në derbin e parë ndaj Tottenhamit kishte shkuar me armë në stadium.

Armand Traore ka zbuluar se si kishte kaluar dhjetë orë në një çeli në polici pasi kishte marrë një boks të hekurt me vete në derbin e tij të parë të veriut të Londrës, shkruan Daily Mail.

Francezi vetëm sa kishte firmosur me Arsenalin dhe donte të shihte skuadrën e tij duke luajtur me Tottenhamin, por iu ndalua të bënte këtë kur policia gjeti armën e tij derisa ai po futej në stadium., përcjell Koha Ditore.

-Advertisement-

Mbrojtësi anësor që nga atëherë ka pranuar se e kishte mbivlerësuar pak armiqësinë mes dy skuadrave dhe kërkoi falje për gabimin e tij.

“Unë isha vetëm 17-vjeçar dhe vetëm sa kisha nisur të luaja për skuadrën e parë të Arsenalit. Kisha ato imazhe në kokën time. Unë shkova në derbin e veriut të Londrës, por isha i bindur se dikush mund të më njihte. Mendova se po të më njihte ndonjë tifoz i Tottenhamit, duhej të isha i gatshëm nëse do të ndodhte diçka. Kështu që mora boksin e hekurt në xhepin tim, që ishte budallallëk”, ka treguar Traore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera