Lajme

Transgjinorja e Tiranës, qëllohet me thika nga të panjohur

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 06 June 2017

Transgjinorja e njohur me emrin Anxhela u qëllua me thika nga persona të panjohur natën e kaluar në Tiranë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 minuta në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë, ndërsa Anxhela është plagosur me thika.

Ndonëse nuk dihet ende se me kë është përfshirë në konflikt Anxhela, policia sqaron se ai ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe është larguar.

-Advertisement-

Historia e transgjinores Anxhela është e njohur për publikun, pasi ajo është përfshirë shpesh në konflikte, ndërsa të paktën tre herë ka tentuar vetëvrasjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera