Transfuzioni i gjakut nga femrat të cilat kanë qenë shtatzëna mund të jetë vdekjeprurës për meshkujt?
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 24 October 2017
Edhe pse shkencëtarët tërheqin vërejtjen që nevojiten më shumë studime për përsëritjen e konstatimit, thonë që rezultatet ”Nëse janë të vërteta, kanë pasoja të konsiderueshme klinike”.
Duke shkruar në revistën American Medical Association, dr. Rutger Middelburg dhe kolegët kanë deklaruar: “Pranuesit meshkuj të cilët kanë marrë transfuzion nga femrat dhuruese të cilat më parë kanë qenë shtatzënë, kanë pasur rritje të konsiderueshme statistike të vdekshmërisë në krahasim me ata të cilët kanë marrë transfuzion nga meshkujt dhurues apo femrat dhuruese pa histori të shtatzënisë”.
Shkencëtarët kanë shpjeguar që shpjegimi alternativ mund të jetë dallimi në gjendjen e hekurit midis femrave dhe meshkujve.
Disa studime gjithashtu tregojnë dallimin në fiziologjinë e qelizave të kuqe të gjakut ndërmjet gjinive.
Hulumtuersit kanë analizuar shkallën e vdekshmërisë te 31.118 të sëmurë të cilët kanë marrë 59.320 transfuzione të qelizave të kuqe të gjakut në gjashtë spitale holandeze midis viteve 2005 dhe 2015, transmeton Telegrafi.
Gjithsej kanë vdekur pothuajse 4.000 të sëmurë apo 13% pas dhënies së gjakut.
Dhurueset femra të cilat kurrë nuk kanë qenë shtatzëna kanë pasur lidhje vetëm me 78 raste të vdekjeve të meshkujve në 1.000 persona në vit.
Për pranuesit meshkuj më të rinj se 50 vjeç, rreziku i vdekjes në përqindje është 1.5 herë më i madh, gjë që është përafërsisht 6 për qind e shtimit të vdekshmërisë gjatë tre vjetëve të studimit apo rreth dy për qind në vit.
Duke komentuar rezultatet, profesori i statistikave, Kevin McConway, nga The OpenUniversity, ka theksuar se si rritja e rrezikut nuk është “e madhe”.
Ai, ka shtuar edhe që ky ka qenë studim observues dhe që gjithmonë është e vështirë të konstatohet se çfarë shkakton apo nuk shkakton në studime të tilla.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...