Sport

Transferimi i Serit te Barcelona dështoi për një arsye qesharake

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 04 September 2017
Jean-Pierre Rivere, presidenti i skuadrës së Nice,  në Ligue 1, ka dhënë në advancë një përmbledhje të intervistës që do të transmetohet në Canal + France.
Klubi i Nice dhe ai i Barcelonës, që kërkonte me çdo kusht zëvendësimin e Neymar të transferuar te PSG, kishin arritur marrëveshjen dhe rënë dakord për shumën e 40 milionë euro, në këmbim të futbollistit të ekipit francez, Seri, por situata u përmbys në momentin e fundit.

Presidenti i klubit francez deklaroi se mëngjesin e të mërkurës, direkt nga tregu i transferimeve kishte marrë një telefonatë nga Julien Fourinier, menaxher i përgjithshëm i Nice.

“Jean Pierre, nuk arrij të kuptoj asgjë, ata sapo më telefonuan nga Barcelona. Bartomeu, pak i turpëruar, më thotë se nuk e duna më Seri-n”, citon presidenti i Nice, bisedën telefonike që ka patur me menaxherin e ekipit të tij, ndërkohë që vijon: “Ditën tjetër e konfirmojnë këtë gjë. Nuk arrij të kuptoj asgjë, ishte praktikisht e kryer. E vendos veten në pozitat e Seri dhe është e vështirë. Ëndërroja të shkoja te Barça, por një natë u prish”.

Një version ky që është kontradiktor me atë të vetë futbollistit, veçanërisht pas refuzimit të Barcelonës.

-Advertisement-

Seri ia atribuon prishjen e marrëveshjes, faktit që Nice kishte kërkuar 10 milionë euro të tjera klubit katalanas, pasi kishte marrë “ok-in” për 40 milionët. “Unë shkova te zyrat e klubit për të kërkuar për sqarime”, deklaroi shkurtimisht Seri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera