Sport

Transferimi që dështoi për, besoni ose jo, vetëm 14 sekonda (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 06 September 2017

Dita e fundit e transferimeve gjithmonë sjell befasi të ndryshme.

FIFA e ka hedhur poshtë aplikimin e Leicester City për ta regjistruar mesfushorin Adrien Silva pasi klubi kishte dështuar ta bënte një gjë të tillë brenda afatit të fundit kalimtar, shkruan BBC, përcjell Express.

Leicester City ishte vonuar 14 sekonda për ta dorëzuar kërkesën për regjistrimin e lojtarin, dhe kështu e ka humbur mundësinë për ta regjistruar atë.

“Dhelprat” nënshkruan me mesfushorin nga Sporting Lisbon për 22 milionë funte, por i finalizuan pjesë të marrëveshjes në pragë të mbylljes së afatit kalimtar veror më 31 gusht.

-Advertisement-

Regjistrimi i Silva nuk u kompletua në kohë, që do të thotë se ai nuk ka të drejtë të luajë deri në janar.

Leicester janë në proces të dorëzimit të një ankese kundër këtij vendimi. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera