Sport

Trajneri i Werderit tregon pse e la Rashicën në bankë

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 19 March 2018

Milot Rashica, futbollisti i Werder Bremen më 12 mars të këtij viti gjeti rrugën e golit për klubin e tij më të ri.

Por, vetëm pas pesë ditëve, ai u la në stol duarkryq nga trajneri Florian Kohfeldt.

35-vjeçari, që në Gjermani e thërrasin “profa”, ka treguar arsyen pse la në bankë rezervë yllin e Kombëtares së Kosovës.

-Advertisement-

“Unë besoj se Miloti pas performancës së shkëlqyer kundër Kolnit, do të ishte në presion të lartë, andaj vendosa që të jetë në stol. Miloti është një lojtar i cili tashmë po na forcon. Por mbi të gjitha, një që ne duam ta zhvillojmë në perspektivë për një interpretues absolut”, ka thënë Floriani, trajneri i klubit gjerman.

Rashica nuk luajti fare gjatë kësaj jave, kurse Werderi fitoi 3 me 1 nga Augsburgi.

Kujtojmë se ish-lojtari i Vitesses, ka marr ftesë nga trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes për miqësoret e muajit mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera