Sport

Trajneri i Malmos: Drita ka sulm të mirë, dinë ta menaxhojnë lojën

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 09 July 2018
Në konferencë për shtyp ishin të pranishëm trajneri i Malomos, Uwe Rosler dhe kapiteni Markus Rosenberg.
Trajneri foli për kundërshtarin, duke thënë se kanë informacione.

“Jemi në vitin 2019. E kemi pasur mundësinë që të marrim informacione si nga sezonin i shkuar edhe këtë sezon. Edhe nga këto ndeshjet kualifikuese në Gjibraltar”.

“Mendoj se Drita e di si të menaxhojnë lojën. E di saktësish se çfarë dëshiron. Luajnë të bashkuar”.

“Lojtarët e sulmit janë të mirë dhe kanë eksperiencë dhe dinë si t’i mbyllin ndeshjet”, ka thënë trajneri Rosler për Dritën.

-Advertisement-

Trajneri e di se çfarë ndeshje e pret dhe se në stadium do të jenë 10 mijë spektatorë.

“Do të jetë e vështirë. Fizike dhe e tensionuar. Gjyqtari është nga Sllovenia dhe do të dijë ta kontrollojë lojën Ne do të përfitojmë nga përvoja jonë dhe do të punojmë për të marrë një rezultat të mirë. Duhet të shënojmë”.

“Është e rëndësishme që të fokusohemi në lojën tonë. Ne kemi përgatitur një plan dhe do të vazhdojmë aty ku përfunduam të shtunën e kaluar. Por do të jetë e vështirë”, ka deklaruar trajneri.

Në anën tjetër kapiteni Rosenberg tha se pret ndeshje të fortë, por qëllimi është fitorja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera