Sport

Trajneri i Kroacisë flet për ndeshjen me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 28 August 2017
Ante Çaçiq paralajmëroi lojë cilësore të përfaqësuese kroate dhe pritjet për tre pikë në ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës, dhe më pas kundër Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Trajneri i përfaqësuese kroate, Ante Çaçiq, theksoi se përfaqësuesja e Kroacisë ende mban pozitën e parë dhe ka diferencën më të mirë të golave në grupin e tyre.

“Besoj se kemi forcë dhe cilësi të mjaftueshme dhe se përfaqësuesja e jonë në 45 ditën e ardhshme do të bëjë gjithçka që të prezantojë cilësinë e tyre në atë mënyrë që do të na bëjë të lumtur dhe të kënaqur”, tha Çaçiq.

Listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjet kualifikuese e publikoi dy javë më parë. “Luka Modriç është kapiteni ynë, ai është mesfushori më i mirë në nivel botëror, ai është shtylla dhe krenaria e Kroacisë, njeriu që në nivelin më të lartë e paraqet vendin tonë me një entuziazëm të madh. Ai kurrë nuk do të mendonte të largohej nga përfaqësuesja kroate”, ka thënë Çaçiq.

-Advertisement-

Pas fitores së Kroacisë ndaj Kosovës 6:0, Çaçiç njoftoi një ndeshje krejtësisht të re dhe një lojë të re. “Mendoj se kjo është një lojë e re dhe ne duhet të përgatitemi për të në këtë mënyrë, të bëjmë gjithçka që të jemi në nivelin tonë dhe pastaj të presim që cilësia të jetë e mjaftueshme për të arritur tre pikat e dëshiruara”, tha Çaçiq.

Ai theksoi se gjendja emocionale dhe fizike e lojtarëve që vijnë nga klube të ndryshme është e rëndësishme për lojën e përfaqësueses dhe se përfaqësuesja për ta është “një motiv i madh dhe mbështetje”.

Biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë në shitje nga sot në stadiumin Maksimir, kurse përmes internetit janë në shitje tashmë një javë. Çmimet e biletave janë 50 kuna (6.7 euro), 100 kuna (13.40 euro) dhe 150 kuna (20.13 euro).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera