Sport

Trajneri i Italisë ?! Capello merr vendimin e fundit

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 22 December 2017

Fabio Capello ka thënë se paaftësia e Italisë për t’u kualifikuar për Kupën Botërore të FIFA-s mund të jetë një pikë kthese në historinë e futbollit kombëtar.

Azzurrët  nuk arritën  të kualifikohen për Kupën e Botës për herë të parë pas vitit 1958 pasi ata u mposhtën  nga Suedia 1-0.

Capello dha një intervistë për La Republicca duke treguar se ai nuk do të pranonte ta udhëheqë postin e Italisë, përcjell ORAinfo.

-Advertisement-

“Është për të ardhur keq, por mendoj për futbollin italian kjo mund të jetë pikë kthese. Duhet filluar të bëhet  diçka ndryshe, të ndërrohet ritmi i gjërave, të cilat për vite kanë qenë gjithmonë të njëjta.

Nuk mund të ketë një person që vendos, kemi nevojë për një grup njerëzish të aftë që e njohin futbollin dhe punojnë së bashku.

Unë kurrë nuk do udhëheqë më  atë, unë jam në Kinë tani “, ka treguar Capello.

Padyshim që botërori në Rusi nuk do të jetë i njëjti pa njërën nga kombëtaret më cilësore ndër vite në futbollin botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera