Sport

Trajneri i Sevillas: “Vuaj nga leukemia, por nuk do të largohem”

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 07 April 2019

Në përfundim të sfidës Valladolid-Sevilla, që u fitua 0-2 nga andaluzianët, trajneri i këtyre të fundit, Joaquin Caparros ka bërë një deklaratë tronditëse.

Ai tha se vuante nga leukemia, por premtoi se do të vijojë punën me skuadrën andaluziane, pasi sëmundja nuk i ishte shndërruar në një shqetësim ende në jetën e tij.

“Vuaj nga leucemia, por nuk do të largohem. Falënderoj shoqërinë, që më ka qëndruar pranë. Kam një leucemi kronike, por nuk kam nevojë për kurë dhe nuk më pengon të ushtroj profesionin tim. më pëlqen mundësia që më ka dhënë Sevilla dhe ju premtoj se po flas sot, por nuk do ta përmend më sëmundjen time. Njerëzve që më duan, dua t’u them se do të luftoj”, tha Caparros

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera