Sport

Trajneri i njohur kosovar: Barcelona luajti në nivelin e Superligës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 14 September 2021

Bayern Muncheni e ka mposhtur në udhëtim lehtësisht Barcelonën me rezultat 3-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ballafaqimin mes ‘katalunasve’ dhe ‘bavarezëve’ e ka analizuar trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina.

Ai ka thënë se Bayerni sonte ka qenë superior, kurse Barcelona ka luajtur në nivelet e Superligës së Kosovës.

-Advertisement-

“Bayerni ishte superior sonte, Barcelona ka luajtur në nivelet e Superligë. Vija e mbrojtjes ka mbetur shumë mbrapa dhe pasimet nuk kanë qenë të frytshme”, ka thënë Morina në ArtSport.

Në takimin e zhvilluar në ‘Camp Nou’, golat për Bayern Munchenin i realizuan Thomas Muller (33’) dhe Robert Lewandowski 2x (56’ dhe 85’)./Gazeta inFokus/

Arbnor Morina zbulon arsyen e largimit nga Arbëria dhe konfirmon ofertën  nga klubi i Amerikës - GazetaGoli

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera