Sport

Trajneri i Milanit shërohet nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 02 December 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli dhe ndihmësi i tij, Giacomo Murelli janë shëruar nga koronavirusi, shkruan Gazeta inFokus.

Dyshja kanë rezultuar negativ në testimet e fundit të kryera dhe nga ndeshja e ardhshme do të rikthehen.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Milanit nëpërmjet një komunikate për media.

-Advertisement-

“AC Milan raporton se trajneri Stefano Pioli dhe zëvendësi i tij Giacomo Murelli rezultuan negativ në testin e kryer dje. Pioli dhe Murelli do të drejtojnë stërvitjen sot dhe nesër në mbrëmje ata do të jenë rregullisht në stol në ndeshjen e Ligës së Evropës Milan-Celtic Glasgoë” thuhej në njoftimin e klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera