Sport

Trajneri i Lyonit për Shaqirin: E ka të majtën të mrekullueshme!

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 23 September 2021

Skuadra e Lyonit shënoi fitore të pastër mbrëmë në shtëpi në duel me Troyes, me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së 7-të në Ligue 1.

E ai që shkëlqeu në këtë takim ishte futbollisti shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Ai në ndeshjen e tij të katërt në fanellën e Lyonit realizoi një gol dhe pati një paraqitje mbresëlënëse.

Gjatë tërë ndeshjes ishte shumë i lëvizshëm, duke i shkaktuar shumë telashe skuadrës mysafire. Futbollisti me origjinë nga Zhegra e Gjilanit realizoi golin e barazimit pak minuta pasi skuadrat u kthyen nga pushimi, me një gjuajtje të bukur me këmbën e tij të majtë, duke e ndihmuar skuadrën e tij për ta përmbysur më pas rezultatin dhe për ta shijuar fitoren e tretë në këtë sezon, transmeton Gazeta InFokus.

-Advertisement-

E pas ndeshjes trajneri Peter Bosz nuk ngurroi ta uronte lojtarin për këtë paraqitje fantastike. “Ai nuk e ka bërë përgatitjen me ne para fillimit të sezonit. Lojtarët ende nuk i dinë 100% të cilësive të tij dhe anasjelltas.

Por, po shohim se ai ka një këmbë të majtë të mrekullueshme. Jo vetëm për mënyrën se si shënoi gol, por edhe për mënyrën se si pasonte tek bashkëlojtarët. Ai është me të vërtetë një lojtar shumë i mirë”, ka thënë trajneri i Lyonit. Ndeshjen e radhës Lyon e zhvillon më 25 shtator sërish në shtëpi kundër Lorient.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera