Sport

Trajneri i gjigantit spanjoll: Puna ime është t’i bezdis lojtarët

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 27 November 2018

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se futbollistët e tij motivohen për t’u përmirësuar edhe më shumë kur ai i zemëron ata, duke thënë se puna e tij është t’i bezdisë lojtarët.

Skuadra e Simeones pozicionohet në vendin e tretë në La Ligë pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, vetëm dy pikë larg liderëve, Sevillës, dhe një pikë larg klubit në vendin e dytë, Barcelona.

Në një intervistë me “France Football”, argjentinasi, i cili ka qenë në pozitën e trajnerit që nga viti 2011, diskutoi për metodat që ai i përdori për ta marrë më të mirën prej lojtarëve të tij dhe për t’ia siguruar vetes një karrierë më të gjatë.

-Advertisement-

“Jam i bindur se futbollistët kanë nevojë për punën që ne ia caktojmë. Respekti rrjedh nga ajo punë, dhe jo te zemërimi me njëri-tjetrin për disa minuta. Roli im është ta bëjë një lojtar të shkojë deri te limitet e tij, ta provokoj atë dhe ta bezdis”, ka thënë Simeone.

“Kur ata zemërohem me mua, ata motivohen edhe më shumë për t’u përmirësuar. Qëllimi im është t’i përmirësoj lojtarët e mi. Një trajner duhet t’ia ushtrojë skuadrës jo vetëm taktikat, por edhe aspektin emocional”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera