Sport

Trajneri i Argjentinës në spital, goditet nga një veturë teksa po ngiste biçikletën

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 09 April 2019

rajneri i kombëtares Albiceleste është përfshirë në një aksident me biçikletën e tij.

Lionel Scaloni ka pësuar një aksident sot në mëngjes.

Ai është goditur nga një veturë ndërkohë që ishte duke shëtitur me biçikletë në qytetin spanjoll të Mallorcas.

-Advertisement-

Sipas raportimeve nga Spanja, trajneri është dërguar menjëherë në spital, ku ka pësuar disa lëndime në kokë dhe pjesë tjera të trupit.

Por lajmi i mirë është që lëndimet e Scalonit kanë qenë të lehta dhe ai është lëshuar menjëherë të shkonte në shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera