Sport

Trajneri holandez: Ja pse po e shkarkojnë Besnik Hasin

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 27 October 2017

Trajneri holandez Joan Boskamp, i cili në të kaluarën ka drejtuar skuadra me emër si Anderleht, Gent, Genk, Stoke etj, në një prononcim për portalin “voetbalnieuës.be” ka treguar arsyen përse shqiptari Besnik Hasi shkarkohet nga skuadra që drejton, menjëherë sapo pëson dy humbje.

Sipas 68-vjeçarit, gjakovari gaboi që mori me vete në Greqi, dy lojtarët me të cilët kishte punuar më parë.

“Hasi gaboi në momentin që mori te skuadra e tij e re, dy lojtarët English dhe Proto me të cilët kishte punuar më parë. Një lëvizje e tillë bën që trajneri të sulmohet menjëherë sapo të ketë luhatjen e parë në rezultate dhe kjo ndodhi.

-Advertisement-

Sapo Olimpiakosi i tij pësoi humbje ai u shkarkua. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kur ishte në drejtimin e Legia së Varshavës”, ka treguar Boskamp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera