Trajneri Grima: “Me Bjellorusinë për të marrë fitoren e parë”
Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 10 April 2018
Pas barazimit të arritur në Poloni, skuadra përfaqësuese A e Femrave, zhvillon të martën në orën 16:00 në Elbasan ndeshjen e radhës eleminatore me ekipin e Bjellorusisë, shkruan infokusi.
Trajneri Armir Grima shpreh besim që skuadra do të vijojë në momentin e saj të një reagimi shumë pozitiv, për të kërkuar fitoren:
“Mendoj se barazimi në Poloni është fryt i një pune të skuadrës gjatë gjithë kësaj kohe. Skuadra më ka dhënë sinjale shumë të mira gjatë gjithë kësaj periudhe dhe të martën në fushë do të futemi për ta fituar ndeshjen. Kemi besim se mund t’ia dalim. E njohim këtë kundërshtar, pasi jemi ndeshur edhe në takimin e parë në fushën e tyre ku kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Skuadra po rritet në lojën e saj dhe kjo më pëlqen. Shoh një dëshirë të madhe te vajzat për të arritur drejt suksesit të parë në grup dhe mundësitë janë”,- theksoi Grima. Nga ana e saj, edhe kapitenia e skuadrës Albina Rrahmani përpara gazetarëve në vigjilje të kësaj ndeshjeje shtoi: “Pika e marrë në Poloni na ka rritur shumë psikologjikisht.Kemi punuar shumë dhe do të jemi në fushë për ta fituar atë ndeshje. Uroj dhe shpresoj shumë edhe me mbështetjen e publikut tonë”.
Skuadra përfaqësuese A e femrave luan takimin e radhës zyrtar këtë të martë në “Elbasan Arena” me Bjellorusinë. Ndërsa sfidën tjetër zyrtare do e zhvillojë në shtator me Skocinë, sipas programit të ndeshjeve. Në ndeshjen e së martës në Elbasan Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë tifozët në mbështetje të skuadrës kombëtare të femrave. /infokusi.com
https://www.youtube.com/watch?v=klfGrNA8Kgo


T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
































