Sport

Trajneri i famshëm joshet nga pankina e Italisë

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 18 December 2017

Shkolla e trajningut italian konsiderohet nga më të mirat në botë, për të mos thënë numri 1 mes pankinave. Por pas dështimit të bujshëm për t’u kualifikuar në Botërorin 2018, askush mes emrave të mëdhenj nuk po pranon të ulet në një “minë lundruese” si stoli i të kaltërve.

Cezare Prandeli e ka provuar më parë presionin që ka trajneri i Kombëtares së Italisë, por edhe pse nuk është përfolur shumë për të marrë drejtimin, duket se joshet nga rikthimi te Kombëtarja axurre.

-Advertisement-

“Kombëtaren nuk mund ta refuzosh dot. Nëse do të rikthehesha pas në kohë, do të pranoja të njëjtën detyrë për 1 mijë herë me radhë. Edhe tani, nëse ma kërkojnë njerëz me një projekt serioz sportiv, mund ta mendoj që të ulem në pankinën e Italisë”, tha trajneri Cezare Prandeli.

Ai nuk i mbylli dyert përfaqësueses, por u tregua më i kujdesshëm kur në diskutim janë klubet e Serisë A. “Në Itali kam bezdisur shumë presidentë dhe drejtues ekipesh”, tha Prandeli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera