Sport

Trajneri i Egjiptit, Cuper: Reali është i interesuar për Salah

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 04 December 2017

ë gjithë tifozët e Liverpoolit janë në qiellin e shtatë pas paraqitjeve të mira të Mohamed Salah.

Por, kjo nuk i zgjati edhe shumë, së paku jo në atë mas si më parë.Trajneri i Përfaqësueses së Egjiptit, Hector Cuper, thotë se ka informacione se Real Madridi është i interesuar për Salah.

Ish-anësori i Romës, që kur ka ardhur te klubi anglez ka shënuar 17 në 21 paraqitje dhe kjo ishte e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e Los Blancos.

-Advertisement-

“Kam marrë konfirmime se Real Madridi është i interesuar për Salah, por ne nuk do t’i përshpejtojmë këto zhvillime”, ka thënë ish-trajneri i Valencias për ON Sports TV.

Mohamed Salah duke festuar golin ndaj Chelsea në Anfield – Getty Images

“Për mua, ai është në një situatë të jashtëzakonshme për momentin”, shtoi për fund Cuper.

Reds dhe tifozët janë të vetëdijshëm për faktin kur Reali dëshiron diçka nuk tërhiqet lehtë.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është ndaj Evertonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera