Sport

Trajneri i Barcelonës tregon se cilave skuadra ua ka frikën në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 22 September 2017
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka deklaruar se Sevilla dhe Atletico Madrid mund të paraqesin rrezik për skuadrën e tij.
Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në La Liga, duke arkëtuar 15 pikë në pesë ndeshjet e para, me Messin që ka arritur të shënoi 9 gola.

Në konferencën e mbajtur sot para gazetarëve, Valverde është pyetur nëse Reali paraqet rrezik për skuadrën e tij, kur dihet se ka mbetur shtatë pikë prapa.

Duke u përgjigjur për Realin, 53 vjeçari spanjoll ka thënë se e ka mendjen edhe te Sevilla dhe Atletico Madrid, që e kanë nisur mirë këtë sezon.

“Reali është shtatë pikë prapa, por unë jam duke shikuar Sevillan dhe Atleticon”, deklaroi Valverde.

-Advertisement-

Ai tutje ka shtuar se sezoni është i gjatë dhe se Real Madrid do të arrijë ta menaxhojë krizën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera