Sport

Trajneri i Barcelonës s’dëshiron të flasë për Coutinhon

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 01 December 2017

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka insistuar se nuk është i interesuar të diskutojë për spekulimet se Barça është duke bërë përpjekje të reja për ta blerë Philippe Coutinhon e Liverpoolit në janar.

Ylli brazilian u lidh ngushtë me një kalim te klubi katalan në afatin kalimtar të verës, por një marrëveshje e mundshme dështoi pasi Liverpooli vazhdimisht ia refuzoi ofertat qindra milionëshe, transmeton Express.

Media të ndryshme raportojnë se Barcelona do të bëjë përsëri përpjekje për brazilianin në afatin kalimtar të janarit.

-Advertisement-

Megjithatë, Valverde thotë se nuk ia vlen të flitet për spekulimet e transferimeve të lojtarëve, veçanërisht derisa afati kalimtar është i mbyllur.

“Problemi është se po flasim tash e një kohë të gjatë për lojtarë që nuk janë pjesë e klubit. Për momentin, Coutinho nuk është lojtari im. Dua të brengosem për lojtarët e mi dhe ndeshjen që e kemi [kundër Celta Vigos të shtunën]”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera