Trajkoviq zbulon se Ana Bërnabiq u cakton detyrat Veselinoviqit e Radoiçiqit
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 04 July 2023
Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve përveç që ka kritikuar ashpër politikën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar edhe kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.
Sipas Trajkoviq, Ana Bërnabiq u cakton detyra Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit
Ai shton se tani këta të dy janë “multimilionerë, dhe se janë një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të buxhetit të Serbisë, pra shfrytëzojnë disa nga projektet më të mëdha të vendit”.
“Ana Bërnabiq ua cakton këto detyra. Ata u bënë njerëz që kanë aeroplanë, kamionë dhe jahte. Tani edhe pa Vuçiqin mund të financojnë grupe të caktuara”, ka thënë Trajkoviq.
Megjithatë, ai veçon presidentin Aleksandër Vuçiq si fajtorin më të madh dhe kryesor në palën serbe, i cili ndikoi në shumë gjëra në Kosovë.
Ai paralajmëron se nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm, mund të ketë ikje masive të serbëve nga territori i Kosovës, shkruan Danasi serb
Shtetet e Bashkuara të Amerikës para pak kohësh kanë ndërmarrë sanksione kundër grupeve të organizuara kriminale, kështu duke përfshirë edhe grupin organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiç.
Kush janë Veselinoviç dhe Radoiçiç?
Zvonko Veselinoviç është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme, shkruan medium serb nova.rs.
Për herë të parë ka ndodhur në vitin 2003, në rrugën Rashkë – Kralevë, kur u ndalua me tre persona të tjerë.
Në veturë janë gjetur 3 kilogramë e 190 gramë heroinë, ndërsa vlera e drogës ka arritur në 150 mijë euro, ka raportuar më herët Istinomer.
Në gusht të vitit 2004, Veselinoviç u ndalua me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e Slavisha Maksimoviçit gjersa para fundit të vitit 2005, ai u arrestua në qendër të Mitrovicës Veriore për vjedhje të dyshuar të veturës.
Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2011, serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak me qëllim që të pengojnë EULEX-in që të transportojë doganierët shqiptarë në ato vendkalime.
Ka pasur disa përplasje me policinë, ndërsa gjatë incidentit ka mbetur i vrarë pjesëtari i Policisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi.
Komandanti i atëhershëm i KFOR-it, Erhard Dreës identifikoi Zvonko Veselinoviç dhe vëllain e tij, Zharkon si organizatorë të incidenteve me barrikadat.
Në dhjetor të vitit 2011, Veselinoviqi u ndalua së bashku me vëllanë e tij në Kopaonik gjersa u ngritën aktakuza edhe kundër Milan Radoiçiçit dhe Dragan Çurçiqit me pretendimin se ata kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë (vlera totale rreth 2.8 milionë euro) në pronësi të kompanisë së lizingut “Hypo Alpe – Adria Leasing”. Gjykata e Apelit i shpalli të pafajshëm Veselinoviçin dhe Radoiçiçin, ndërsa Çurçiç u dënua me tre vjet burg.
Në gjyqin për gërmim të paligjshëm të zhavorrit në “Korridori 10” është marrë vendim lirues dhe në këtë procedurë, përveç atyre dyve, ishin akuzuar edhe Ivan Stamenoviç dhe biznesmeni Goran Makragiq.
Sidoqoftë, kjo biografi nuk ndikoi në biznesin e tij. Nga të hyrat e vetëm dy kompanive, pasuria e përbashkët e Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiçit në vitin 2019 ka arritur në 63 milionë euro.
Radoiçiç dhe Veselinoviç janë edhe pronarë të kompanisë “Inkop”, si dhe Granti Pesçar, të cilët shpesh janë të angazhuar në ndërtimin e rrugëve në Serbi.
Foto me vëllain e presidentit serb
Afërsia e Andrej Vuçiçit, vëllait të Presidentit të Serbisë, dhe Zvonko Veselinoviçit, kriminelit serb nga Kosova, është spekuluar prej vitesh dhe këto pretendime për herë të parë janë konfirmuar nga fotot e tyre të përbashkëta të publikuara nga gazetarët e KRIK-ut.
Ata të dy janë fotografuar në restorantin “Salash 137” në Kopaonik në vitin 2015 teksa bisedonin, qeshnin dhe darkonin.
Pas kësaj, BIRN publikoi një “selfie” që Veselinoviç bëri me Andrej Vuçiçin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014 në agjencinë e reklamave Invictus Media.
Veselinoviç u identifikua nga policia dhe shërbimi i sigurisë BIA si kreu i një grupi të përfshirë në kontrabandën e drogës, armëve dhe naftës, gjelbërimin dhe pastrimin e parave.
Duke komentuar fotot e publikuara, Aleksandër Vuçiç tha se Veselinoviçin asgjë të keqe nuk i ka bërë vëllait të tij, por nuk tregoi se pse po takoheshin.
“Vëllai im mund ta ketë takuar dy ose tre herë. Nuk e ka parë që nga viti 2015. Dhe cili është problemi tani?”, ka pyetur Vuçiç dhe ka shtuar se ka edhe foto me Veselinoviçin.
Lista e bizneseve të kontrolluara nga Veselinoviç në Kosovë dhe Serbi
Vrasja e Oliver Ivanoviçit
Radoiçiç dyshonte se ai ishte në krye të grupit kriminal që organizoi dhe kreu vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe hetimi përfshinte kumbarin e tij, Veselinoviç.
Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e tërhoqi urdhrin. Është interesante se Radoiçiç u bë nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, disa muaj pas vrasjes së Ivanoviçit.
Të tjera
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...
-
Vjosa Osmani nuk ia dha dorën në Podujevë, ja çfarë thotë Gërvalla
Presidentja, Vjosa Osmani vendosi që në ditën e inaugurimit të shtatores së i...