Trajkoviq lirohet për mjekim në shtëpi: Maska pro-europiane e regjimit të Beogradit ra
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 17 December 2022
Gjendja shëndetësore e këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq, është përkeqësuar dje derisa po mbahej nga policia serbe në pikëkalimin kufitar të Merdares. Si rezultat i kësaj, ajo u transferua në një qendër mjekësore në Prokupël të Serbisë.
Por sot ajo ka treguar se ka dalë nga spitali dhe është dërguar për mjekim në shtëpi, derisa thotë se është në gjendje stabile shëndetësore.
“Përshëndetje, njerëz të mirë. Mëngjesin e sotëm në orën 06:00 dola nga spitali për mjekim në shtëpi. Unë jam i qëndrueshëm. Faleminderit secilit prej jush që luftuat për mua. Më bëtë më të fortë. Faleminderit të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi që me vendosmëri folën për torturën. U treguan njerëz të mrekullueshëm!”, ka shkruar Trajokoviq.
Ajo thotë se autoritetet serbe treguan fytyrën e vërtetë me trajtimin që ia bënë asaj, duke thënë se iu ka ra “maska pro-europiane”.
“Nuk prisja më mirë nga regjimi. Ditët e fundit kanë ekspozuar fytyrën e tyre të vërtetë. Maska ‘pro-europiane’ ka rënë dhe ne të gjithë e dimë tani me kë kemi të bëjmë: njerëz që urrejnë patologjikisht kundërshtarët dhe abuzojnë me ligjin për të shkatërruar këdo që i pengon, qoftë serb, shqiptar, kroat… Nëse kjo më ka ndodhur mua, të cilin publiku e njeh mirë si dikë që ka 20 vjet që lufton për serbët në Kosovë, atëherë e njëjta gjë mund t’i ndodhë kujtdo. Më dhemb të mendoj se për sa histori të ngjashme publiku nuk ka dëgjuar. Por një gjë është e vërtetë: me veprimet e tij, ky regjim heq dorë publikisht nga vlerat civilizuese”.
Trajkoviq iu ka bërë thirrje të gjithëve që të përballen me këtë regjim “secili në mënyrën tuaj, çdo ditë dhe pa asnjë grimë frikë”.
Ajo tha se është për drejtësinë, lirinë dhe të vërtetën dhe se “për këtë ia vlen të luftosh”.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune me paga më të mira
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në Kosovë do të...
-
Rrëqeth Berat Rukiqi, për herë të parë tregon momentin më të vështirë në jetë “U zgjova në mëngjes edhe e pashë…”
Këtë javë në “Podcast me Shkelzen Dakaj” ishte i ftuar anëtari i Lidhjes Demo...
-
Populli vuan nga mungesa e rrymës, Kurti ia krisëvalle në një dasmë në Llap
Qytetarët e Kosovës po përballen me ndërprerje të paprecedenta të energjisë e...
-
Hapet shkolla e parë shqipe në Manchester të Anglisë
Muaji nëntor i këtij viti ishte mjaft i suksesshëm për shqiptarët e Anglisë, ...
-
Çfarë e shkaktoi përplasjen e avionit në Korenë e Jugut? Ministri: Hetimet për ngjarjen mund të zgjasin deri në 3 vjet!
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të avia...
-
Pamje të rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, deri tani mbi 150 të vdekur
Të paktën 151 persona kanë vdekur kur një avion pasagjerësh teksa po ulej pre...
-
108 aksidente për 24 orë në Kosovë
Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksid...
-
Dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kërcënoi një prokuror shteti, arrestohet në aeroport
Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se për...
-
Dy personave u vidhen paratë e pazarit në Graçanicë, rasti nën hetime
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Llapnasellë të Graçanicës. Atje dy punët...
-
Ushtroi dhunë fizike në familjen e tij, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK’së
Kryetari i AAK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot ...
-
Viti: Një burrë vdes derisa po pinte kafe në një restorant
Një burrë në Viti ka vdekur derisa ishte duke pirë kafe në një restorant. ...