Lajme

Trajkoviq: Ata të cilëve iu dogjën veturat – të gjinden vet?

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 03 April 2023

Këshilltarja e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, pyeti nëse qytetarët (e nacionalitetit serb) të cilëve iu dogjën veturat dhe të cilëve u kërcënohet prona dhe siguria në veri të Kosovës, duhet të kujdesen për veten e tyre.

Ajo në Twitter ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili nga Beogradi bëri thirrje për “kryengritje të përgjithshme”, nëse i dyshuari për një nga këto zjarr vënie nuk lirohet.

“Dhe qytetarët të cilëve iu dogjën veturat dhe iu kërcënua pasuria dhe siguria, le të gjinden vetë!”, ka shkruar Trajkoviq, e cila është edhe kryetare e Lëvizjes Evropiane serbe në Kosovë, transmeton Paparaci.

-Advertisement-

Më herët gjatë ditës së sotme, Rakiq në një konferencë për shtyp në Beograd ka thënë se Lista serb do të bëjë thirrje “për një kryengritje të përgjithshme të popullit serb, nëse vazhdon represioni i Prishtinës” dhe serbi i arrestuar nuk lirohet.

Policia e Kosovës e akuzon të arrestuarin se i ka vënë zjarr veturave me targa RKS në zonën e Zubin Potokut.

Ditët e fundit në veri janë djegur disa vetura me targa “RKS”, ka pasur edhe sulme ndaj policëve Lista Serbe ka paralajmëruar “kryengritje të përgjithshme të popullit serb” nëse i dyshuari për djegien e veturës nuk lirohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera