Tragjike: Vdes në fushë lojtari i ri i Trepça ’89

Autori: Gazeta inFokus
16:17 | 03 December 2022
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se pas një sulmi kardiak, ka vdekur futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.
Sipas Federatës, Kajtazi ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.
“Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.
Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.
Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit.

Të tjera
-
“Gjejeni vetë më lirë”: Kryesuesi i ZRRE-së u përgjigjet me cinizëm ankesave të qytetarëve për shtrenjtimin e rrymës
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Zejn...
-
Përparim Rama jep edhe 15 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë
Kuvendi i Komunës së Prishtinës sërish ka hapur tenderë për trajtimin e qenve...
-
“Pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti”, reagon vajza që pretendon se është e dashura e 19 vjeçarit të vrạrë në Vushtrri
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri. Një i ri ka mbetur i vrarë,...
-
75-vjeçarja humb jetën nga zjạrri në Shtërpcë
Një 75-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në lagjen Krsticinë në ...
-
Komuna e Zveçanit hap tender për program artistik në nder të 28 nëntorit, 2025
Ani pse kanë mbetur edhe disa muaj deri në fund të vitit apo muajit nëntor, K...
-
FSK do të mbajë ushtrime ushtarake në Cernushë të Mitrovicës, komuna del me njoftim për qytetarët
Bazuar në planin e stërvitjeve nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca e...
-
Konjufca në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit
Në shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, kryetari i Kuvendit t...
-
Ilir Meta feston sot 56-vjetorin e lindjes në qeli, urimi i Kryemadhit: Më 11 Maj do marrësh dhuratën më të bukur
Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim në Tir...
-
Raportohet se një fëmijë ka humbur në Fushë Kosovë
Po raportohet se një fëmijë ka humbur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. ...
-
Gjyqtarja në rastin e Thaçit dhe të tjerëve përfshihej në politikë, pëlqente shkrimin për raportet e mira mes Francës dhe Serbisë
Gjyqtarja e procedurës paraprake në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim...
-
Formimi i qeverisë, Murati: Po presim certifikimin e rezultateve
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dek...
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
2 mijë e 85 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...