Lajme

Tragjike: Fëmiu vdes pasi hyri në lavatriçen e ndezur

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 23 February 2021

Një fëmijë i vogël vdiq brenda një lavatriçeje e cila kishte punuar me të brenda.Policia në Christchurch, Zelanda e Re nuk po e trajton vdekjen si të dyshimtë, por po heton se si fëmija u fut në makinë ndërsa ishte e lëshuar, raporton Stuff.

Tragjedia e fëmijës në moshën parashkollore ndodhi në periferi të Hoon Hay të premten rreth orës 5 pasdite, duke tronditur komunitetin lokal.

Këshilltarja e lagjes Spreydon, Melanie Coker e përshkroi lajmin si “absolutisht zemërthyer” dhe i dërgoi ngushëllimet e saj familjes, raporton Fraser Coast Chronicle.Një zëdhënës i policisë tha: “Një person u plagos dhe u dërgua në spital ku më vonë vdiq. Policia po bën hetime për rrethanat e vdekjes”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera