Tragjedia shekspiriane e mbretit Çarls dhe e djemve të tij inatçorë

Autori: Gazeta inFokus
12:13 | 30 January 2023
Nga Sean O’Grady
Sikurse i tha gazetari i ITV, Tom Bradbi, Princit Herri gjatë asaj që ishte intervista mbretërore më e dhimbshme që kur Diana dha një intervistë për Martin Bashir duke treguar se në martesën e saj kishte pasur 3 persona, tek tragjedia e djalit “rezervë” ka një nuancë të caktuar shekspiriane.
Vetë emri i princit, i frymëzuar nga Henri V, dhe nga titulli i tij zyrtar i Henri i Uellsit, mbart një atmosferë antike, dhe duket sikur në provincën e Helmandit në Afganistan oficeri i tij komandues therët më të lartë:O Zot ki mëshirë për Herrin, Anglinë dhe Shën Xhorxhin!”përpara nisjes së helikopterëve të luftës në një mision kundër talebanëve.
Të metat në personalitetin e tij, disa (pa dyshim) të shkaktuara nga ajo që ai e quan “lëndimnga stresi post-traumatik” pas vdekjes së nënës së tij, janë shumë reale. E tillë ishte edhe tragjedia e vetë Dianës. Sipas fjalëve mbresëlënëse të vëllait të saj, Çarlsit, Erli i Spenser, në eulogjinë e tij në Ëestminster Abbey “nga të gjitha ironitë për Dianën, ndoshta më e madhja ishte kjo:një vajzë që iu dha emri i Perëndeshës së lashtë të gjuetisë ishte në fund personi më i gjuajtur i epokës moderne”.
E gjitha kjo, dhe pse thelbësore për tragjedinë, është një prolog. Herri i tha me shaka Bradbitse nuk e njihte shumë Shekspirin, por babai i tij po. Ndaj shumëkush duhet të pyesë veten nëse Çarlsi ndan diçka të përbashkët me mbretin Lir në tragjedinë e Shekspirit.
Ashtu si Mbreti Lir, një drame e bazuar tek një mbret ti moshuar mitik të Britanisë, dhe 3vajzat e tij Goneril, Regan dhe Kordelia, Çarlsi kërkoi nga pasardhësit e tij dashurinë, besnikërinë dhe respektin e tyre. Në dramën shekspiriane, ashtu si në jetën reale, do të kishte zhgënjim.
Në funeralin e Princit Filip, njeriu i jetës për Elizabetën – një Çarls 72-vjeçar qëndroi mes dy djemve të tij, dukshëm më të shtatlartë dhe më i fuqishëm se ai, duke parë “fytyrat e skuqura” dhe iu lutur atyre:”Mos i bëni një mjerim vitet e mia të fundit!”. Por Herri nuk i kushtoi vëmendje asaj fjalie.
Siç thotë mbreti Lir tek drama “Shumë më e dhimbshme se sa dhëmbi i gjarprit, është të kesh një fëmijë mosmirënjohës!”. Ne e dimë shumë mirë historinë e asaj që do të pasonte. Gjithsesi ka një simetri me historinë e sotme, e cila mund të frymëzojë një dramaturg përstrukturën e një drame.
Kështu, tradhtitë e dikurshme të Çarlsit ndaj nënës së tyre dhe të djemve, janë pasuar sot nga tradhtia e ndërsjellë e Harrit kundër Çarlsit dhe Uilliamit, dhe nga tradhtia e Uilliamit që nëfund u përkrah nga Çarlsi, dhe nga pozicionimi i Kamilës kundër kujtimit të Dianës (tani e rimishëruar si Megan Markëll, të paktën në imagjinatën e trazuar të Herrit).
Prandaj në këtë rast, po shohim një armiqësi me nuanca shekspiriane. Ose një shpagim, siç mund të themi sot. Shembulli që ka dhënë vetë Çarlsi dikur, atë që disa do ta quajnë “egoizëm” kundër gruas së tij të parë, ka bërë sot që djemtë e tij të jenë shumë të fortë, madje njëri prej tyre është mjaftueshëm i vendosur për të siguruar atë që Herri e quan“llogaridhënie”, një term elegant për termin hakmarrje.
Sipas thënies së famshme të Shekspirit, Çarlsi mund ta konsiderojë veten “më shumë një njeri ndaj të cilit mëkatohet se sa mëkaton”. Por ashtu si Mbreti Lir, ne e dimë se monarku ynë ka gjithashtu një temperament të keq. Në fakt, nxiti përdorimin e dhunës verbale (tek Herri) dhe fizike (Uilliami).
Edhe kjo duket të jetë një temë tjetër e dramës së Shekspirit, referuar sjelljeve jo aq moderne të familjes mbretërore Uindsor. Tradhtia lind tradhtinë. Në botën e Tudor–ëve, rivalitetet midis tyre do të ishin zgjidhur me forcën e armëve. Sa për të përdorur titujt e tyre shekspirianë, Herri, Duka i Sussext, e sheh veten të tradhtuar nga babai i tij, dikur Duka i Kornuolluit (që tek Mbreti Lir është çuditërisht burri i Regan) dhe vëllai i tij është Duka i Kembrixhit.
Siç sugjeroi një postim në Twitter, ndoshta Herri duhet të kishte mbledhur një ushtri në Sussex dhe të nisej për të luftuar kundër vëllait të tij, që do të udhëhiqte forcat e tij nga Kembrixhi. Ka shumë pikëllim dhe hidhërim në historinë e rënies së përshpejtuar të Shtëpisë Uindsor pas vdekjes së Mbretëreshës dhe bashkëshortit së saj.
Ishte diçka që nuk pritej, por edhe kjo distancë relativisht e shkurtër nga fundi i mbretërimit të Elizabetës II, ne mund të shohim tani se sa me rëndësi ishte ajo në raport me integritetin einstitucionit të monarkisë, dhe sa i zvogëluar është bërë tani ai.
Kurora britanike nuk është gati të bjerë, por ka shumë sinjale mbi këtë fund fatal, si dhe përçarje por edhe luftëra kulturore. Siç thuhet tk drama e Shekspirit:“Dashuria ftohet, miqësia bie, vëllezërit ndahen; në qytete ziejnë kryengritjet; në fshatra ka mosmarrëveshje; në pallate gëlojnë tradhtitë dhe prishet lidhja midis djalit dhe babait”. / “The Independent’.

Të tjera
-
Plumbat ndaj Top Channel/ Policia zbardh dinamikën, 100 mijë euro shpërblim për kapjen e autorëve
Policia e Shqipërisë ka dalur me njoftim të ri pas sulmit me armë në Top Chan...
-
Dërgohen në mbajtje personat e dyshuar për tentim vrasjen në Graqanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të identifikojmë personat e dys...
-
Krerët e shtetit homazhe në Izbicë, Osmani: Liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në komp...
-
Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut: Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e minsitres së ...
-
Rusia dështon ta kalojë propozimin në OKB për të hetuar sulmet e Nordstream
Rusia nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme të hënën në Këshillin e Sigur...
-
Deputeti i VV’së thotë se opozita po bën huqje të madhe: Po dëshirojnë të barazojnë punën e Kurtit me të bëmat e tyre
Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth kritikave të dy partive opozita...
-
Haradinaj: Në masakrën e Izbicës, armiku nuk e kurseu as Dafinën 6 muajshe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar se...
-
Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit pas marrëveshjes në Ohër, u pritën shumë keq në BE
Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon ka thë...
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në ...
-
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzave është arrestuar këtë javë në Kabul, si dhe u kanë bërë thirrje talibanëve që të sqarojnë arsyen e ndalimit të tij. As zëdhënësit e Ministrisë së talibanëve për Informacion dhe as ata të agjencisë së inteligjencës, nuk u janë përgjigjur kërkesave për të komentuar apo konfirmuar ndalimin. Lexo Edhe: Hiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt Grenell i reagon Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush nuk e nënshkroi “ma… “Matiullah Wesa, udhëheqës i (Pen Path) dhe mbrojtës i të drejtës së grave për edukim, është arrestuar të hënën në Kabul”, ka thënë Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) përmes një deklarate. “UNAMA u bën thirrje autoriteteve de facto që të japin detaje për vendndodhjen e tij, arsyet e arrestimit dhe t’i sigurojnë atij përfaqësim ligjor dhe kontakt me familjen”. Wesa ka vite që mbron të drejtën e grave për edukim, sidomos në zonat më konservatore. Organizata e tij, Pen Path, ka mbajtur disa takime me pleqtë e fiseve dhe i ka inkurajuar komunitetet dhe autoritetet që të hapin shkolla. Administrata e talibanëve ua ka ndaluar edukimin shumicës së grave. Ato mund të vijojnë vetëm shkollimin fillor, por jo edhe atë të mesëm apo universitar. Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar në rihapje të shkollave, mirëpo pa dhënë afate kohore kur mund të ndodhë diçka e tillë. /REL/
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar dje ...
-
OKB: Aktivisti për edukim të vajzave është arrestuar në Kabul
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzav...
-
Kaloi shpejtësinë e kufizuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja
Është ndaluar një shofer në rrugën Gjilan- Kamenicë, më saktësisht në fshatin...