Lajme

Tragjedia në lumin Lepenc, Haradinaj shpreh ngushëllime

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 18 June 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar për rastin tragjik të aksidentit në lumin Lepenc, ku mbeten të vdekur tre persona.

Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të tre anëtarëve të familjes Pacolli. E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish! Ngushëllime familjes Pacolli dhe gjithë atyre që i njohën.

-Advertisement-

“Të mbijetuarit nga ky rast i uroj shërim të shpejtë!”, është shprehur Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera