Tragjedia në Itali, Von Der Leyen thirrje për ligje të reja ndaj azil-kërkuesve

Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 26 February 2023
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për progres në reformën e bllokuar të Bashkimit Evropian për azil, pas raportimeve për vdekjen e mbi 50 migrantëve në Itali.
Von der Leyen ka thënë se vdekjet e raportuara në orët e hershme të së dielës janë tragjedi që e kanë lënë atë “thellësisht të pikëlluar”.
Varka e mbingarkuar, me më shumë se 120 migrantë, është përmbytur në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë. Rreth 80 persona kanë shpëtuar.
“Ne duhet të dyfishojnë përpjekjet tona për Paktin e Migrimit dhe Azilit, dhe planin e veprimit për qendrën e Mesdheut”, ka thënë ajo.
Një numër i madh i migrantëve – që i ikin konfliktit dhe varfërisë – e marrin rrugën nga Afrika për në Itali, çdo vit.
Ende është e paqartë kombësia e viktimave, mirëpo agjencitë lokale kanë raportuar se migrantët janë nisur nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.
Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur “pikëllim të thellë” për përmbytjen e varkës, dhe është zotuar se do t’i japë fund migrimit të parregullt detar, si mënyrë për të parandaluar më shumë tragjedi./REL

Të tjera
-
Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt
Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lëndu...
-
Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri
Ushtarët polakë të KFOR-it kanë patrulluar në veri të Kosovës. Në njof...
-
Policia respekton vendimin e gjykatës, ndalohet serbi me flamur në Gazimistan
Policia e Kosovës në kuadër të detyrës për ofrimin e sigurisë, po konmtrollon...
-
Edhe Slavko Simiq pjesë në ceremoninë e Vidovdanit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Srpska, Slavko Simiq, ka marrë pjesë...
-
Ymeri reagon ashpër për transportin e energjisë ku fitues në vlerë mbi 500 mijë euro ishte kompania EFT: Ndoshta kjo ishte “dhurata” e Kurtit për Vidovdan
Inxhinierja, Janina Ymeri, ka thënë se një nga përfituesit kryesorë këtë javë...
-
AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre
Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ...
-
Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkak shënimi i Vidovdanit
Serbët janë mbledhur në Gazimestan, në periferi të Prishtinës për të fes...
-
Aksident në Kopiliq të Skenderajt, raportohet për nëntë persona të lënduar – ndër ta edhe një fëmijë
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Kopiliq të Poshtëm të Sken...
-
PDK flet para takimit me Kurtin – ja çfarë do të diskutohet
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot nga ora 16:00 do të presë në takim ...
-
Policia “blindon” Graçanicën për shkak të Vidovdanit – s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër – e pranishme edhe Njësia Speciale
Që nga mëngjesi, në oborrin e manastirit të Graçanicës janë mbledhur dhjetëra...
-
Votimi “tinëzar”, Gruda citon Gjykatën: Kryesuesi i seancës s’ka autorizim me ndërru rendin e ditës
Deputeti i betuar i PDK-së, Përparim Gruda në një konferencë të thirrur për m...
-
PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, rreth sqarimit ...