Lajme

Tragjedia në Gostivar, djali dhe babai vdiqën nga kafshimi i rriqrave (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 26 July 2017

Një tragjedi e rëndë familjare ka ndodhur në një familje shqiptare në fshatin Simnicë të Gostivarit.

Të hënën, ndërroi jetë babai ndërsa sot djali i tij 24 vjeçar. Vdekja e 24 vjeçarit M.M, jo zyrtarisht dhe sipas informatave të para që dalin nga Spitali i Gositivarit ka ndodhur si pasojë e kafshimit nga rriqrat.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Ylber Ademi konfirmoi për Globi se pacienti ishte pranuar dje në Spital dhe pas terapisë fillestare është hospitalizuar në Klinikën Infektive të Shkupit.

-Advertisement-

Ademi deklaron që pacienti ishte pranuar me simptoma të etheve, temperaturës së lartë dhe barkëqitjes. Informacioni pritet të konfirmohet pas kryerjes së analizave, ndërkaq, kamerat e televizionit Globi në vendgjarje regjistruan momentin kur edhe një banor i Gostivarit me simptoma të njejta pas pranimit në Spitalin e Gostivarit, u transferua në Klinikat e Shkupit.

Drejtori Ademi njoftoi që stafi mjekësor është alarmuar rreth rasteve të fundit dhe janë bërë përgatitje dhe shtim të kapaciteteve në reprartin infektiv dhe repartin e urgjencës. Stafi mjekësor është në gatishmëri për çdo rast eventual që mund të paraqitet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera