Lajme

Tragjedia e familjeve Pacolli e Visoka, Konjufca shkon për ngushëllime

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 24 June 2023

Kthimi nga Shkupi për në Prishtinë ka qenë rrugë e tragjedisë për familjen e Naim e Merita Pacollit, të cilët kanë vdekur bashkë me djalin e tyre 16 vjeçar, pasi me veturën e tyre ranë në lumin Lepenc.

Në këtë aksident tragjik ka arritur të shpëtoj djali tjetër i tyre Shkëlqimi 21 vjeçar.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me deputetët Mefail Bajqinovci dhe Avni Dehari sot kanë qëndruar për ngushëllime tek familja Visoka, e cila është familja e Meritës, në fshatin Prugovc të Prishtinës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera